Nga nesër rriten për 50% shtesat për fëmijë, përfitojnë 400 mijë fëmijë në Kosovë

 

Lajm i mirë për të gjitha familjet në Kosovë!

Nga nesër nis ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijë, me një rritje prej 50%, duke prekur rreth 400 mijë fëmijë në gjithë vendin.

Sipas skemës së re:

Një familje me dy fëmijë, që më parë merrte 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;

Një familje me tre fëmijë, që merrte 90 euro, do të marrë 135 euro;

Një familje me katër fëmijë, që merrte 120 euro, do të marrë 180 euro, dhe kështu me radhë.

Kryeministri i Kosovës, në një postim në Facebook, ka uruar familjet dhe fëmijët:

“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”

Kjo masë e re synon të mbështesë familjet dhe të sigurojë një rritje të ndjeshme të mbështetjes financiare për fëmijët e Kosovës, duke lehtësuar shpenzimet e përditshme dhe duke dhënë një impuls pozitiv për mirëqenien e tyre.

Shpërndaj me të tjerët