Nga nesër, vizitat e pacientëve në Spital vetëm sipas orarit

 

Drejtuesit e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan kanë vendosur rregulla më strikte për vizitorët që dëshirojnë të vizitojnë pacientët në këtë institucion shëndetësor.

Me qëllim të parandalimit të infeksioneve spitalore dhe krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe personelin, nga data 23.09.2025 hyjnë në fuqi rregullat e reja për vizitorët në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Orari i vizitave për të gjitha shërbimet:

  • Çdo ditë, nga ora 14:00 – 14:30
  • Çdo ditë, nga ora 18:00 – 19:00

Ju lusim që të respektoni orarin e vizitave, sepse në këtë mënyrë garantohet mbrojtja nga infeksionet si për pacientët, ashtu edhe për vizitorët, si dhe sigurohet punë më efikase për stafin mjekësor.

 

Shpërndaj me të tjerët