Nga teoria në mrekulli shkencore, ja kush fitoi Nobelin në Fizikë 2025

Çmimi Nobel në Fizikë 2025 u dha për John Clarke (britanez), Michel H. Devoret ( francez) dhe John M. Martinis (amerikan), për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zbulimin e tunelimit në mekanikën kuantike.

Puna e tyre revolucionare ka ndërlidhur botën komplekse të mekanikës kuantike me qarqet dhe pajisjet elektronike të përditshme, duke hapur rrugën për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të kompjuterëve kuantikë.

“Clarke, Devoret dhe Martinis ndajnë çmimin për zbulimin e tunelimit makroskopik mekanik kuantik dhe kuantizimit të energjisë në një qark elektrik,” njoftoi Komiteti i Nobelit të martën.

Të tre fituesit janë me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa zbulimet e tyre datojnë që nga vitet 1978–2014, me përmirësime që kanë vazhduar deri në vitet e fundit.

Në fillim të kësaj jave u nda edhe Çmimi Nobel në Mjekësi, i cili shkoi për Mary E. Brunkoë, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi, për kërkimet e tyre në tolerancën imunitare periferike.

Çmimi Nobel në Fizikë jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave dhe përfshin një shumë prej 11 milionë koronash suedeze, që ndahet ndërmjet fituesve.

Kujtojmë se Alfred Nobel, shpikësi i dinamitit, krijoi fondin e çmimeve Nobel në testamentin e tij, me fizikën si kategorinë e parë të përmendur, një dëshmi e rëndësisë që i jepte shkencës së saktë në kohën e tij.

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët