Nisin sot shitjet e biletave për ndeshjen FC DRITA – FC Copenhagen

 

Klubi FC DRITA njofton se nga sot (e shtunë), do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e rundit të dytë të UEFA Champions League, ku Drita përballet me gjigantin danez FC Copenhagen.

Shitja fizike e biletave do të fillojë sot nga ora 18:00, para Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Ndërsa në ditën e ndeshjes, biletat do të mund të blihen edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në tri pika të shitjes brenda hapësirës së stadiumit.

 Çmimet e biletave janë si më poshtë: Tribuna Veri – 3 €, Tribuna Lindje – 5 €, Tribuna Perëndim – 10 €, VIP – 20 € (përfshirë catering all inclusive)

Tifozë, sigurojeni biletën tuaj dhe përkraheni Dritën në këtë sfidë historike përballë kampionëve të Danimarkës!

 

Shpërndaj me të tjerët