Një doktor i ri në Shkencat Kompjuterike nga Gjilani

 

Krahas zhvillimeve të vrullshme teknologjike, edhe kuadrot profesionalë po ecin në hap me kohën moderne. Në këtë kontekst, Gjilani tashmë numëron një doktor të ri shkence në fushën e Shkencave Kompjuterike.

Pajtim Vela ka arritur të mbrojë me sukses temën e doktoraturës dhe të fitojë titullin Doktor i Shkencave Kompjuterike, duke shënuar një ngritje të rëndësishme në karrierën e tij akademike dhe profesionale.

“I jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithë atyre që më qëndruan pranë në këtë rrugëtim. Pas shumë ditëve dhe netëve pa gjumë, krijimit të prototipeve, faqeve të panumërta të shkruara e lexuara, dhe përkushtimit të pashoq, më në fund ia dola”, ka thënë Vela.

Sipas tij, kjo arritje do të shërbejë si motivim i vazhdueshëm për të ndarë dijen dhe përvojën e fituar me studentët dhe komunitetin, duke kontribuar në edukim dhe shkencë.

Ky sukses, siç thekson Vela, i dedikohet babait të tij të ndjerë:
“Baba nuk do ta besonte kurrë se sugari i tij është bërë doktor shkence.”

Aktualisht, Pajtim Vela është ligjërues i rregullt në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

 

 

Shpërndaj me të tjerët