Në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ka ndodhur një rast i rëndë me të shtëna armësh, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Personi i dyshuar për këtë ngjarje është një mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili aktualisht është në arrati.
Policia ka rrethuar zonën dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes, njoftoi zëdhënësi Hashani.