Një kujtim i çmuar nga teatri i Gjilanit

 

Në hollin e Teatrit të Qytetit është vendosur një fotografi e vjetër e një shfaqjeje nga viti i largët 1971. Kjo foto u vendos në hollin e teatrit nga aktorët Ali Demi dhe Shkëlzen Berisha, si shenjë respekti për kontributin e Islam Osmanit në teatrin gjilanas.

”Shfaqja mbante titullin “Vërragët e kohës”, dramë e autorit Ramush Islami, e cila pati premierën më 22 maj 1971 në sallën e teatrit të qytetit.

Në këtë fotografi shfaqen aktorët: Islam Osmani, Sherfi Fejzullahu, Mehmet Shehu, Fexhrije Qermi, Miradije Fejzullahu, Agim Agushi dhe Hasan Bunjaku.

Sipas Islam Osmanit, njëri nga aktorët kryesorë të asaj shfaqjeje, kjo foto dhe ky produksion shënojnë kohën e riaktivizimit të teatrit të qytetit, pasi nga viti 1965 deri më 1971 teatri kishte pauzuar për arsye të ndryshme. “Vërragët e kohës” solli një frymë të re në jetën kulturore, duke e kthyer Gjilanin në një nga qytetet me aktivitet të gjallë kulturor.

Islam Osmani, përveç aktrimit dhe pjesëmarrjes në disa drama të rëndësishme, dha një kontribut të madh edhe në arsim, si profesor i gjuhës shqipe në një kohë kur ky kuadër ishte shumë i rrallë, si dhe më pas në fushën e gazetarisë, në Radio Gjilani.

 

Shpërndaj me të tjerët