Një marrëveshje që prek zemrat e nevojtarëve

 

Lugina e Preshevës ka marrë sot një lajm shprese për familjet në gjendje të rëndë sociale. Pas më shumë se një dekade mosbashkëpunimi, është arritur një marrëveshje që mund të hapë rrugë për ndihma më të mëdha dhe më të qëndrueshme për qytetarët në nevojë.

Më konkretisht, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Bujanocit dhe Fondacionit Humanitar “Spektri dhe Miqtë”, e cila synon mbështetjen e familjeve të rrezikuara socialisht përmes projekteve humanitare dhe asistencës sociale.

Kjo marrëveshje i mundëson Fondacionit të aplikojë për fonde dhe projekte nga Ministritë përkatëse të Serbisë dhe nga organizatat ndërkombëtare që veprojnë në rajon, duke e rritur ndjeshëm kapacitetin për të ndihmuar.

Në fund, kjo arritje u bë e mundur falë vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për bashkëpunim të kryetarit të Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe përkushtimit të palëkundur të Nexhat Behlulit dhe Fondacionit “Spektri dhe Miqtë”.

 

Shpërndaj me të tjerët