Një mbrëmje magjike me Ansamblin Kombëtar “Shota” në Gjilan

 

Sonte, Teatri i Qytetit në Gjilan u mbush me muzikë, valle dhe atmosferë festive, me performancë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Një natë e dedikuar trashëgimisë kulturore shqiptare që la të gjithë spektatorët të magjepsur.
Përveç “Shotës”, në skenë performuan edhe artistët e Ansamblit “Gjilani” dhe të Shoqërisë Kulturore Artistike “Karadaku”, duke sjellë një mozaik kulturor që përfaqëson diversitetin dhe pasurinë artistike të rajonit.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm kryetari i komunës, Alban Hyseni, si dhe një numër i madh spektatorësh, të cilët ndoqën koncertin me shumë emocion dhe entuziazëm.
Kjo mbrëmje e veçantë nënvizon rolin e Gjilanit si qendër e rëndësishme kulturore, që bashkon qytetarët dhe ruan krenarinë për trashëgiminë tonë artistike.

 

 

Shpërndaj me të tjerët