Aktivitetet e nxënësve të SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë nuk kanë të ndalur
Në kuadër të aktiviteteve mësimore, nxënësit e klasëve të treta të SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë kanë realizuar një vizitë edukative në fabrikën e bllokave “Brickos”.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit janë informuar nga afër për procesin e prodhimit të bllokave, lëndët e para që përdoren, si dhe për rëndësinë e sigurisë në punë dhe funksionimin e industrisë prodhuese.
Vizita kishte karakter mësimor dhe praktik, duke u mundësuar nxënësve që njohuritë teorike t’i lidhin me praktikën konkrete.
Nxënësit janë shoqëruar nga mësimdhënësit Bujar Ferati, Bahtie Maliqi dhe Genisë Kastrati, të cilët kanë theksuar rëndësinë e mësimit përmes përvojës dhe njohjes direkte me profesionet dhe proceset e punës.
