Një vulë, një përgjegjësi, një rrugëtim i ri për një psikologe ambicioze

 

Psikologia Donjeta Lenjani është tashmë e licencuar si Psikologe Klinike dhe Profesioniste e Shërbimeve Sociale e Familjare, duke u pajisur edhe me vulën profesionale. Ky hap i ri vjen pas certifikimit të saj si Psikologe Terapiste EMDR – Niveli Advanced, një trajnim i gjatë e intensiv nën supervizimin e institucioneve dhe ekspertëve ndërkombëtarë.

Ky formim i avancuar i mundëson të punojë në mënyrë të strukturuar me persona që kanë përjetuar trauma të ndryshme, nga ato të izoluara e deri tek rastet komplekse zhvillimore.

Aktualisht, Donjeta është psikologe në SHFMU “Rexhep Elmazi”, në Gjilan,  ku është dëshmuar si profesioniste e përkushtuar, me autoritet të lartë te kolegët dhe nxënësit. Ajo njihet për idetë dhe projektet e shumta që kanë sjellë përfitime të dukshme për shkollën dhe komunitetin.

Një rrugëtim i mbushur me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për punën, që sot merr një dimension të ri dhe më të madh.

 

Shpërndaj me të tjerët