Njoftim nga Komuna e Gjilanit: Shtyhet afati për pagesën e tatimit në vitin 2026

 

Zyra e Tatimit në Pronë e Drejtoratit për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, njofton se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka vendosur të shtyjë afatet për tatimin në pronë për vitin 2026.

Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve nr. 03/2026 të datës 29.01.2026 është bërë shtyrja e lëshimit të faturave të tatimit në pronë deri më datë 31 mars.2026.

Derisa afati i pagesës për këstin e parë deri më 30 qershor 2026.

Ky vendim siguron më shumë kohë për përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë.

Ndërsa afati i dytë i pagesës mbetet i njëjtë siç parashihet në ligjin 06/L-005 neni 23 paragrafi 1 datë 30 shtator i vitit.

Vendimi i plotë mund të gjendet më poshtë.

 

Shpërndaj me të tjerët