NPL “Tregu” Sh.A. dëshmon përkushtim ndaj vlerave kombëtare

NPL Tregu Sh.A. në Gjilan ka publikuar disa fotografi në faqen e saj zyrtare nga Kodra e Dëshmorëve, duke dëshmuar kujdesin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të këtij kompleksi memorial, kushtuar dëshmorëve të rënë për liri.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, mirëmbajtja e përditshme dhe pastërtia e hapësirave janë pjesë e angazhimit të tyre të vazhdueshëm për ruajtjen e vendeve me rëndësi historike dhe kombëtare.

“Mirëmbajtje e vazhdueshme dhe kujdes i përditshëm në Kompleksin ‘Kodra e Dëshmorëve’ nga NPL ‘Tregu’ Sh.A. Respekti për historinë dhe sakrificën tonë reflektohet edhe përmes përkushtimit në ruajtjen e këtyre hapësirave të shenjta”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Nga NPL “Tregu” Sh.A. kanë shfrytëzuar rastin që përmes këtyre pamjeve t’u urojnë qytetarëve një fundjavë të mbarë dhe të qetë, duke theksuar rëndësinë e respektit të përhershëm ndaj kujtesës historike dhe dëshmorëve të kombit.

 

Shpërndaj me të tjerët