Nxënësit e ‘Rexhep Elmazi’ japin shembullin për një shkollë të sigurt

 

Në SHFMU “Rexhep Elmazi” në Gjilan është mbajtur sot një aktivitet ndërgjegjësues kundër dhunës në shkolla, i organizuar nga psikologia e  kësaj vatre të diturisë,  Donjeta Lenjani.

Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e vetëdijes tek nxënësit mbi pasojat e dhunës dhe fuqizimin e vlerave të respektit, solidaritetit dhe bashkëpunimit pozitiv.

Nxënësit morën pjesë në diskutime dhe aktivitete interaktive, ku theksuan rëndësinë e dialogut si mjet për zgjidhjen e konflikteve dhe ruajtjen e shkollës si hapësirë të sigurt.

Aktiviteti u mbështet edhe nga përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Policisë, duke i dhënë dimension institucional nismës për një klimë shkollore të shëndetshme, larg dhunës dhe diskriminimit.

Shkolla shprehu mirënjohje për të gjithë kontribuesit, duke theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve, shkollës dhe familjes është çelësi për një shkollë pa dhunë.

Shpërndaj me të tjerët