Nxënësit e SHFMU “Rexhep Elmazi” sigurojnë zërimin e shkollës me aktivitet humanitar
Nxënësit e shkollës “Rexhep Elmazi” kanë treguar kreativitet dhe humanizëm, duke arritur të sigurojnë zërimin e avancuar për shkollën përmes një aktiviteti të organizuar nga vetë ata.
Me iniciativën dhe idetë kreative të nxënësve, në shkollë u organizua sjellja dhe shitja e ushqimeve, me qëllim mbledhjen e mjeteve financiare për përmirësimin e zërimit.
Falë angazhimit të tyre dhe mbështetjes së mësimdhënësve, sot u bë e mundur blerja e pajisjeve të nevojshme për zërimin e shkollës.
Kjo nismë dëshmon se kur nxënësve u jepet hapësirë për ide dhe përgjegjësi, ata shfaqin pjekuri, solidaritet dhe dashuri për shkollën e tyre.
Meritat e plota u takojnë nxënësve për punën vullnetare, përkushtimin dhe shembullin frymëzues që kanë dhënë.
Natyrisht, ky zërim do t’u shërbejë nxënësve për realizimin e aktiviteteve të ndryshme shkollore, shfaqjeve artistike, prezantimeve edukative, si dhe për njoftime të rëndësishme brenda shkollës, duke përmirësuar ndjeshëm komunikimin dhe cilësinë e veprimtarive mësimore e kulturore.
Në fund falënderime për të gjithë ata që kontribuuan, dhe së bashku po ndërtohet një shkollë më e mirë.

