Nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës pa libra për shkollat e mesme

 

Gazetari nga Bujanoci dhe pronari i RTV Spektri, Nexhat Behluli, ka theksuar një problem shqetësues për arsimin në Luginën e Preshevës. Ai ka shkruar se vetëm nxënësit e shkollave fillore marrin libra të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme hyjnë në klasa pa tekste në gjuhën amtare.

Sipas Behlulit, kjo përbën një diskriminim të qëllimshëm. Në Serbi, librat në gjuhën serbe shpërndahen me kohë për nxënësit, por për nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme librat mungojnë. Në anën tjetër, në Kosovë nxënësit serbë marrin librat e tyre në gjuhën amtare, financuar nga shteti serb.

Gazetari shprehet se kjo situatë reflekton një mendësi të papërputhshme me të drejtën arsimore të pakicave, duke e lënë të kuptohet se për disa vendimmarrës mjafton që nxënësit shqiptarë të Luginës të vijojnë vetëm arsimin fillor. Ai përfundon shkrimin me pyetjen retorike: “Hallo bre, në cilin shekull po jetojmë?”, duke nxjerrë në pah absurdin e situatës.

 

 

Shpërndaj me të tjerët