Oltion Bilalli arrin 100 paraqitje me Gjilanin

 

Sulmuesi i krahut Oltion Bilalli ka arritur shifrën jubiliare prej 100 paraqitjesh me fanellën e Gjilanit.

Klubi e ka vlerësuar këtë arritje përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, ku thuhet:
“Një shekull paraqitjesh, një emër – Oltion Bilalli.”

Bilalli prej vitesh është një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në sukseset e Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët