Pa dhimbje, pa prerje, me buzëqeshje perfekte, Dr. Yll Rashiti sjell implantologjinë e së ardhmes

 

Dr. Yll Rashiti përfundon me sukses trajnimin për kirurgjinë e guiduar implantologjike

Njëri ndër stomatologët më perspektivë në Gjilan, Dr. Yll Rashiti, ka përfunduar me sukses trajnimin profesional në kirurgjinë e guiduar implantologjike, një nga teknologjitë më të avancuara në fushën e implantologjisë moderne.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të doktorit Rashiti, i cili tashmë është edhe zyrtarisht i certifikuar për këtë metodë bashkëkohore të vendosjes së implanteve dentare, e realizuar me ndihmën e teknologjisë digjitale dhe, në shumicën e rasteve, pa prerje tradicionale kirurgjikale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë dr. Rashiti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar rëndësinë e këtij certifikimi dhe përfitimet që sjell për pacientët.

“Me krenari njoftoj përfundimin me sukses të trajnimit dhe certifikimin në kirurgjinë e guiduar implantologjike, një nga teknologjitë më të avancuara në implantologjinë moderne. Kjo metodë mundëson vendosjen e implanteve dentare pa prerje kirurgjikale dhe pothuajse pa dhimbje, falë planifikimit digjital të saktë dhe përdorimit të guidave kirurgjikale të personalizuara,” ka shkruar ai.

Sipas tij, kjo metodë inovative siguron precizion maksimal, minimizon traumën, gjakderdhjen dhe ënjtjen, ndërsa pacientëve u mundëson një rikuperim shumë më të shpejtë dhe një përvojë më komode gjatë trajtimit.

Në shumicën e rasteve, ndërhyrja realizohet pa prerje dhe pa qepje, duke garantuar rezultate të qëndrueshme dhe natyrale në kohë.

Përveç profesionalizmit të lartë, Dr. Yll Rashiti njihet edhe për anën e tij humane, duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve në nevojë.

Ai shpeshherë ka ofruar kontrolle dhe trajtime falas për pacientët me gjendje të vështirë ekonomike, duke dëshmuar se mjekësia për të është jo vetëm profesion, por edhe mision human.

Dr. Rashiti thekson se ky certifikim është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për ofrimin e trajtimeve moderne, të sigurta dhe minimale invazive:

“Qëllimi ynë është i qartë: më pak dhimbje për pacientin, më shumë saktësi në trajtim dhe buzëqeshje të shëndetshme e afatgjata.”

Me këtë arritje, stomatologjia në Gjilan pasurohet edhe më tej me teknologji bashkëkohore, duke u ofruar pacientëve trajtime në nivel të standardeve bashkëkohore evropiane.

 

 

Shpërndaj me të tjerët