Palestra “Bashkim Selishta” në Gjilan drejt rinovimit të plotë

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka vazhduar me postimet e projekteve që janë duke u realizuar në terren.

Kësaj radhe, ai ka bërë të ditur punimet që po zhvillohen në Palestrën e Sporteve.

Sipas tij, po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta”, një investim në vlerë prej 2.7 milionë euro, që po realizohet si bashkëfinancim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjilanit.

“Ky projekt do të krijojë kushte moderne dhe funksionale për të rejat dhe të rinjtë e komunës sonë, duke u ofruar hapësira të përshtatshme për aktivitete sportive, gara dhe zhvillimin e potencialit të tyre”, ka shkruar ai, duke shtuar se investimet në sport mbeten ndër prioritetet kryesore edhe gjatë këtij mandati.

 

Shpërndaj me të tjerët