Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.S., i dyshuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe eksperimente të palejuara.
Sipas Prokurorisë, A.S. ka ofruar trajtime dhe këshillime mjekësore pa licencë dhe pa kualifikim profesional, duke pretenduar se trajtonte autizmin përmes terapive të patestuara.
Veprimtaria dyshohet se është zhvilluar në lokalin “Consulence” në Gjilan, ku janë gjetur edhe medikamente të ndryshme.
Po ashtu, ai dyshohet se përmes komunikimit elektronik ka rekomanduar terapi të pa verifikuara, kryesisht për fëmijë me çrregullime të spektrit autik, në këmbim të pagesave.
Gjykata vlerësoi se ekzistojnë rrethana ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi masat tjera do të ishin të pamjaftueshme.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

