Java e ardhshme pritet me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Dy ditët e para do të mbizotërojë moti stabil, ndërsa nga e mërkura rikthehen reshjet e shiut. Temperaturat minimale do të jenë 8–16°C, ndërsa ato maksimale 22–33°C.
E hënë: Diell me vranësira të shpërndara. Min. 10–15°C, max. 25–30°C. Era e lehtë-veriperëndimore.
E martë: Diell dhe vranësira të pjesshme. Min. 8–12°C, max. 27–33°C. Era nga veriperëndimi, 1–3 m/s.
E mërkurë: Fillimisht diell, pasdite reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Min. 8–13°C, max. 22–27°C. Era e lehtë-veriperëndimore, lokalisht më e fortë.
E enjte: Diell dhe vranësira të pjesshme, me riga lokale shiu pasdite. Min. 9–15°C, max. 23–27°C. Era nga verilindja, 1–5 m/s.
E premte: Diell me vranësira të shpërndara, kryesisht në relievin malor. Min. 10–13°C, max. 24–28°C. Era e lehtë-mesatare nga jugperëndimi.