Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperuara minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.
Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Për shkak të uljes së temperaturave në viset malore parashihet të bie borë.
Reshjet e borës mund të përhapen edhe në disa zona mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.
