Parashikimi i Motit për Vikend (24 &25 gusht 2025)!
Pas reshjeve të shiut që sollën freski dhe gjallëri në natyrë, fundjava pritet të jetë më e freskët dhe me kushte më të qëndrueshme meteorologjike. Këto reshje do të ndikojnë pozitivisht në bujqësi, duke i ndihmuar kulturat bujqësore dhe duke rritur lagështinë e tokës. Po ashtu, ajri i pastër dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të favorshme si për punët në arë, ashtu edhe për pushim dhe aktivitete në natyrë.
E shtunë:
Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 22-25°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 3m/s.
E diel:
Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 22 – 24°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 4m/s.