Parashikimi i motit për vikend

Sipas parashikimeve meteorologjike, fundjava do të sjellë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell, me disa reshje të izoluara ditën e diel.

E shtunë:
Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 25-29°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E diel:
Moti parashihet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11-14°C, kurse ato maksimale ndërmjet 25-29°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

 

Shpërndaj me të tjerët