Parlamenti i Kosovës, pasqyrë e një mentaliteti odash dhe klanesh

 

 Shkruan: Sejdi SOPI

Pse shqiptarët, edhe në kohën e ndryshimeve të mëdha pozitive të civilizimit global, vazhdojnë të kultivojnë konservatizmin, logjikën e degjeneruar të mendimit dhe urrejtjen kronike ndaj njëri-tjetrit???!!!

Institucionalizimi, në kushtet moderne i primitivizmit shqiptar!

Sot, në parlamentin e Kosovës dhe kudo te shqiptarët, funksionon trashëgimia e odave të njohura në histori!

Një mori historianësh tanë, odat i kanë klasifikuar si “institucione” të cilat në mungesë të shtetit, kanë luajtur rol pozitiv, çka unë, e kundështoj me fakte.

Në odat shqiptare, janë luajtur skena të rënda, deri edhe tragjike!

Për shembull: Ndonjëherë janë zgjidhur konflikte mes klaneve e bajraqeve në të cilat janë shkelur të dobëtit në favor të të fuqishmëve! Në ato oda, janë skenuar vrasje, intriga të pashembullta, martesa të dhunshme, grabitje vajzash, spiunime, akte amorale e deri te tradhti me dimensione fatale, për familjet, krahinat dhe gjithë vendin!

Nga kjo logjikë prapanike, edhe në kohën moderne, vazhdojnë të vuajnë shqiptarët, të përbuzen në Europë!

Vetëm sharlatanët aktualë politikë, nuk e shohin as e ndiejnë këtë realitet të shëmtuar!

Pasqyrë e realitetit shqiptar, sot është Parlamenti…..!

/Autori është nga Gjilani, aktivist i hershëm i çështjes kombëtare në Gjermani/

Shpërndaj me të tjerët