Pas 25 vitesh, Gjilani me ashensor në administratë

Pas 25 vitesh pritje, qytetarët e Gjilanit fitojnë qasje të plotë në shërbimet e administratës

Pas një pritjeje prej 25 vitesh, qytetarët e Gjilanit më në fund kanë qasje të plotë në shërbimet e Drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve Publike.

Falë përkushtimit dhe vizionit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është bërë realitet vendosja e ashensorit në objektin e administratës, duke mundësuar që të gjithë qytetarët, përfshirë personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit, të marrin shërbimet e tyre pa pengesa fizike.

Ky projekt u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt barazisë dhe qasjes së barabartë për të gjithë qytetarët.

“Ky është Gjilani i barazisë dhe i kujdesit për të gjithë,” ka bërë të ditur Fadil Ademi, ushtrues detyre i shefit të Gjendjes Civile në këtë drejtori.

Ky investim shënon përmirësim të dukshëm në ofrimin e shërbimeve publike dhe tregon angazhimin e Komunës së Gjilanit për të ndërtuar një administratë më përfshirëse dhe humane.

 

Shpërndaj me të tjerët