Pas 40 vitesh shërbim, pensionohet infermierja Nesibe Kosumi

 

Pas 40 viteve në shërbim të pacientëve, pensionohet infermierja Nesibe Kosumi nga Mjekimi Intensiv, në Sallën e Kirurgjisë.

Me rastin e pensionimit të infermieres Nesibe Kosumi, e cila ka shërbyer mbi 40 vite në shëndetësinë publike, menaxhmenti i Spitalit ka vlerësuar lart kontributin e saj duke i ndarë mirënjohje, si dhe duke e uruar për pensionimin me rastin e ditëlindjes së saj të 65-të.

Nesibe Kosumi shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm, duke dhënë një kontribut të çmuar në kujdesin dhe mirëqenien e pacientëve.

Për këtë angazhim të jashtëzakonshëm dhe punë të palodhur ndër vite, i shprehim mirënjohjen tonë më të thellë, duke i dëshiruar shëndet të plotë dhe pension të mirë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët