NPL “Tregu” reagon ndaj hedhjes së mbeturinave në hapësirat publike në Gjilan
Punëtorët e NPL “Tregu” Sh.A në Gjilan kanë intervenuar menjëherë në pastrimin e hapësirës, pas raportimeve se qytetarë të pandërgjegjshëm po hidhnin mbeturina në këtë zonë.
Pas njoftimit nga qytetarët, ekipet e Departamentit të Hapësirave Publike të NPL “Tregu” Sh.A kanë dalë në terren, duke kryer pastrimin në zonën jashtë varrezave të qytetit, si dhe në hyrjet kryesore të këtij lokacioni.
Nga kjo ndërmarrje bëhet e ditur se ky intervenim është pjesë e angazhimit të përditshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe për ruajtjen e pastërtisë në ambiente me rëndësi të veçantë për komunitetin.
NPL “Tregu” u bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit, duke mos hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme dhe duke treguar përgjegjësi ndaj hapësirave të përbashkëta.
