Këshilltari komunal, Fadil Ademi, vazhdon të jetë përherë në krah të qytetarëve, duke adresuar dhe ngritur shqetësimet e tyre pranë institucioneve përkatëse.
Para dy javësh, fshati Llovcë, përfshirë edhe shkollën e fshatit, u përball me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Pas adresimit të këtij problemi pranë kompanisë rajonale të ujësjellësit, ekipet kompetente dolën në terren dhe, pavarësisht kushteve sfiduese, arritën të sanojnë defektet dhe të rikthejnë furnizimin me ujë.
“Pas adresimit të këtij shqetësimi pranë kompanisë Hidromorava, ekipet dolën në terren dhe, përkundër kushteve të vështira, arritën të rikthejnë furnizimin me ujë”, ka thënë Ademi.
Uji i pijshëm është një nevojë themelore, andaj rikthimi i shërbimit ishte prioritet i domosdoshëm për shkollën dhe komunitetin e fshatit.
Me këtë rast, u shpreh falënderim për KRU Hidromorava SH.A. dhe për punëtorët e saj, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në zgjidhjen e këtij problemi jetik.

