Kryetari i FFK-së, Ademi: “Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme, pavarësisht shiut”
Para përballjes së sotme, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agimm Ademi, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për ndeshjen e rëndësishme, pavarësisht motit të reshjeve.
Ai ka postuar disa foto që tregojnë se stadiumi është i përgatitur dhe në rregull, edhe pse ka rënë shumë shi dhe reshjet vazhdojnë.
“Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend. Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra dhe brohorima. Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve! Shihemi në stadium!”, shkruan Ademi.
