PDK Gjilan thirrje për protestën e 7 gushtit: “Bashkë kundër padrejtësive në Hagë”

 

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan ka ftuar publikisht të gjithë anëtarët, aktivistët, simpatizantët dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës së 7 gushtit, që do të mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga PDK Gjilan thuhet:

NJOFTIM
Këshilli Organizativ i Degës së PDK-së në Gjilan fton të gjithë anëtarët, aktivistët, simpatizantët dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës së nesërme kundër padrejtësive në Hagë.
Data: Nesër, e Enjte
Nisja e organizuar me autobusë: Ora 14:00
Vendi i nisjes: Te shtatorja e Idriz Seferit

Bashkërisht kundër padrejtësive!
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme.
Në mbrojtje të liderëve çlirimtar të Kosovës.

Protesta e 7 gushtit pritet të jetë një tubim i madh mbarëkombëtar, në përkrahje të figurave të rëndësishme të luftës që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

 

 

Shpërndaj me të tjerët