PDK në Gjilan ka prezantuar dy gra të reja si kandidate për Kuvendin Komunal në zgjedhjet e tetorit, duke dëshmuar përkushtimin për përfaqësim të barabartë dhe cilësor.
Ermirë Mustafa, nga Zhegra, është studente e Fakultetit Ekonomik me përvojë në fushën e artit dhe kulturës. Ajo sjell në politikë pasion, ide të reja dhe energji rinore, duke përfaqësuar një brez që synon ndryshim dhe zhvillim lokal.
Në listë i është bashkuar edhe Mrika Krasniqi Shala, me përvojë në angazhime politike dhe shoqërore, e njohur për përkushtimin ndaj vlerave familjare, edukimit dhe trashëgimisë kulturore. Ajo synon të japë kontributin e saj në nivel lokal, aty ku vendimet ndikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
“Zëri i këtyre dy grave do të jetë zëri i vlerave që e bëjnë Gjilanin më të fortë”, thuhet në njoftimin zyrtar të PDK-së në Gjilan.