Sot, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, u mbajt ceremonia solemne e pensionimit të Nënkolonel Nijazi Kolgeci, pas një karriere 25-vjeçare të përkushtuar në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.
Nënkolonel Kolgeci, pjesëtar i gjeneratës së tretë të Policisë së Kosovës, u vlerësua për profesionalizmin, nderin dhe kontributin e tij të çmuar në avancimin e institucionit dhe forcimin e sigurisë në vend.
Në këtë ceremoni, Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Nënkolonel Remzi Azemi, së bashku me stafin e tij, shprehu mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për punën e palodhshme të Kolgecit gjatë gjithë karrierës.
Në shenjë respekti, atij iu nda një mirënjohje nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.
“Ju falënderojmë për kontributin e dhënë ndër vite dhe ju urojmë shëndet, harmoni dhe çdo të mirë në jetën tuaj dhe të familjes,” u tha në mesazhin drejtuar Nënkolonel Nijazi Kolgecit.