Pas më shumë se dy dekadash përkushtim dhe shërbim ndaj pacientëve, është pensionuar mjekja gjilanase, specialiste e Mjekësisë Familjare, Dr. Shejnaze Mushica.
Karrierën e saj profesionale Dr. Mushica e nisi në vitin 2005, duke filluar punën si mjeke në ish-Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan, sot Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF).
Për vite me radhë, ajo ofroi shërbime shëndetësore me përkushtim të lartë, profesionalizëm dhe humanizëm, duke qenë pranë qytetarëve në çdo moment nevoje.
E njohur për natyrën e saj të qetë, korrekte dhe humane, Dr. Shejnaze Mushica ka dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve të Gjilanit ndër vite.
Ajo u pensionua më 16 dhjetor 2025, në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, në një ceremoni të veçantë të organizuar nga kolegët e saj, të cilët e uruan dhe e falënderuan për punën dhe përkushtimin shumëvjeçar.
Në emër të menaxhmentit të QKMF-së, puna dhe angazhimi i saj u vlerësuan lart, duke i shprehur mirënjohje të përhershme për kontributin e dhënë në shëndetësi, si dhe duke i dëshiruar shëndet të mirë dhe mirëqenie në kapitullin e ri të jetës.

