Pensionohet zjarrfikësi veteran nga Gjilani, Mehmet Dauti – Meti

 

Mehmet Dauti,- Meti  një nga zjarrfikësit më të vjetër dhe më të respektuar të Gjilanit, ka dalë në pension, duke mbyllur një kapitull të gjatë shërbimi e përkushtimi në mbrojtje të jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

I njohur si një personalitet i qetë, punëtor i palodhshëm dhe gjithmonë pa zë, Dauti ka dhënë kontribut të çmuar ndër vite, duke u bërë shembull profesionalizmi dhe urtësie për kolegët e tij.

Në këtë ditë të veçantë, kolegët e tij nga Zjarrfikësit e Gjilanit i kanë uruar gëzuar ditëlindjen e 65-të, duke i dëshiruar edhe 100 vite të tjera me shëndet, si dhe një pension të mbarë e të qetë.

 “Pas shumë vitesh përkushtimi, pune të palodhur dhe kontributi të çmuar, sot nis një kapitull i ri në jetën tuaj, ai i pushimit të merituar, kohës për veten, familjen dhe pasionet që ndoshta janë lënë për më vonë. Ju falënderojmë për profesionalizmin, urtësinë dhe shembullin që keni dhënë ndër vite. Do të mbeteni gjithmonë një figurë e respektuar dhe e vlerësuar mes nesh”, thuhet në urimin e kolegëve.

Zjarrfikësit e Gjilanit i kanë uruar Mehmet Dautit pensionim të qetë, shëndet të plotë dhe një jetë të mbushur me paqe, kënaqësi dhe shije jete.

Shpërndaj me të tjerët