Përballjet Kosovë–Zvicër: Kronologjia e dueleve mes dy kombëtareve

 

Kosova dhe Zvicra janë përballur katër herë deri tani, me helvetët që kryesojnë bilancin me një fitore dhe tre barazime.

Sot në Prishtinë zhvillohet takimi i pestë, ku “Dardanët” synojnë ende fitoren e parë historike.

1.    29 mars 2022 – Miqësore, Cyrih Zvicra 1–1 Kosova.

 Shënues për Kosovën: Milot Rashica.

 

2.    9 shtator 2023 – Kualifikueset Euro 2024, Prishtinë Kosova 2–2 Zvicra.

Dy gola nga Vedat Muriqi i siguruan Dardanëve barazimin.

 

3.    18 nëntor 2023 – Kualifikueset Euro 2024, Bazel Zvicra 1–1 Kosova

Golin për Kosovën e shënoi Muhamet Hyseni.

 

4.    5 shtator 2025 – Kualifikueset Botërori 2026, Cyrih Zvicra 4–0 Kosova

Fitorja e vetme e Zvicrës dhe rezultati më i thellë mes dy kombëtareve.

 

5.    19 nëntor 2025 – Kualifikueset Botërori 2026, Prishtinë Kosova – Zvicra (20:45, “Fadil Vokrri”)

 Dueli i pestë, ku Kosova kërkon fitoren e parë ndaj helvetëve.

 

Shpërndaj me të tjerët