Sipas faqes zyrtare të Shërbimit Nacional për të Verbërit në Gjilan, po përmbyllet muaji “Tetori i të Verbërve”, duke shënuar fundin e një cikli të suksesshëm trajnimesh në Brail dhe teknologji asistuese për personat me shikim të dëmtuar.
Në kuadër të kontratës nga Thirrja e Hapur Publike e DShMS-së në Gjilan, Shërbimi Nacional për të Verbërit në Rajonin e Gjilanit ka realizuar me sukses të gjitha trajnimet e planifikuara.
Seancat me grupmoshat e rritura në psiko-sociale dhe trajnimet në orientim dhe mobilitet kanë përfunduar më 25 tetor, ndërsa programet për Brail-in dhe teknologjinë asistuese janë tashmë në fazën përmbyllëse.
Për shkak të ndjeshmërisë së pjesëmarrësve, shumica absolute e kandidatëve kanë kërkuar që të ruhet privatësia e tyre, kërkesë që është respektuar plotësisht nga stafi trajnues.
Menaxheri për Shërbime Sociale ka theksuar se katër trajnerët kanë zbatuar me kujdes çdo kërkesë individuale, duke siguruar një proces dinjitoz dhe përfshirës për të gjithë.

