Faqja zyrtare e fshatit Verbicë e Zhegocit të komunës së Gjilanit, ka publikuar një imazh të veçantë nga një pikturë artistike, në të cilën paraqitet Komando Afrim Myrtaj, i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i armatosur, ndërsa në krah shihet i plagosur.
Afrim Myrtaj nga Gjilani, ishte një nga luftëtarët e devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë luftës çlirimtare ai u plagos rëndë nga disa plumba, por pavarësisht plagëve të rënda, nuk u dorëzua asnjëherë.
Heroizmi, vendosmëria dhe dashuria e pakushtëzuar për atdheun bënë që edhe i plagosur të vazhdonte luftën kundër pushtuesit serb.
Kjo pikturë përfaqëson simbolikisht sakrificën, qëndresën dhe guximin e një luftëtari nga Gjilani, i cili vuri jetën në shërbim të lirisë së Kosovës, duke mbetur shembull frymëzimi për brezat e sotëm dhe ata që vijnë.
