Përurohet objekti i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

 

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka përuruar sot objektin e ri, që do të shërbejë për aktivitetet e Departamentit të Gruas dhe për mbajtjen e mësim-besimit për nxënësit e këtij qyteti.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e mësimit si porosi hyjnore, duke rikujtuar se fjala e parë e shpallur te Muhamedi a.s. ishte “Lexo”. Ai nënvizoi gjithashtu përgjegjësinë për ruajtjen e vetes, familjes dhe vendit, duke kujtuar sakrificat e popullit për liri.

Kryetari i Këshillit të BI-së në Gjilan, Naim ef. Aliu, falënderoi donatorët për mbështetjen, ndërsa përfaqësuesi i shoqatës “Swiss Barakah”, Ardian Mehmetaj, tha se ndjehet i lumtur që ky objekt do të shfrytëzohet për të mirën e fëmijëve dhe aspiratat e tyre.

Në përfundim, Myftiu Tërnava vizitoi nxënësit që ndjekin mësim-besimin në këtë hapësirë të re.

 

 

Shpërndaj me të tjerët