Pingpongistja  Zana Bllaca triumfon në Ferizaj, Sara Shabani befason me vendin e tretë

 

Pingpongistja e re e KP Gjilani, Zana Bllaca, ka siguruar vendin e parë në turneun “Dita e Pavarësisë – 17 Shkurt”, i cili është mbajtur dje në Ferizaj.

Befasia e këtij turneu ishte 8-vjeçarja Sara Shabani, e cila zuri vendin e tretë në konkurrencën e fortë të grupmoshës U-11, duke lënë përshtypje shumë pozitive me paraqitjen e saj.

Trajneri i KP Gjilanit, Naser Hasani, ka bërë të ditur se në këtë turne morën pjesë gjithsej pesë pingpongiste të klubit, duke shprehur kënaqësinë e tij për suksesin dhe paraqitjen e përgjithshme të sportisteve.

“Një paraqitje shumë e suksesshme nga sportistet tona, që dëshmon përkushtim, disiplinë dhe nivel të lartë loje”, ka thënë Hasani, duke i komplimentuar ato për rezultatet e shkëlqyera dhe punën e palodhshme gjatë përgatitjeve.

Ai ka përgëzuar po ashtu edhe Olsa Zymberi, Adea Kulla dhe Malda Bllaca për paraqitjet shumë të mira dhe angazhimin maksimal, duke theksuar se klubi vazhdon përpara me synimin për suksese të reja.

 

Shpërndaj me të tjerët