Sipas rregullit të lojës, pa keqkuptim,
fjala “pishpirik” nuk është nënçmim.
Në shumë raste ka vlerën më të arrirë,
se pika, xhandari, dhjeta e dyshi i mirë.
Shih si luajnë politikanët tanë pishpirik:
tre letra të fshehta, një përmbi – taktikë.
Marrëveshjet në ajër, me qesh e ngjesh,
parullat në ekran – tatari e marrtë vesh!
Nëse përkon me “popull”, marrin gjithçka:
buxhete, poste, edhe duartrokitjet me qira.
Nëse jo, e shtyjnë një letër poshtë e thonë:
– Gabim teknik, le të vazhdojë loja jonë!
Mësimi i kësaj meseleje nuk do sqarim:
loja e pishpirikut e ka edhe një çmim.
Kur politika ta shesë si triumf faqeziun,
pyet: “A bëhet llogaria pa hanxhiun?!”
Spica Metalike
Nga Sevdail HYSENI
(Karikatura marrë nga interneti)