Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00.
Sipas të dhënave preliminare të pranuara nga rreth 94 për qind e vendvotimeve, deri në këtë orë kanë votuar 165 mijë e 404 qytetarë me të drejtë vote, apo 8.27 për qind nga gjithsej 1 milion e 999 mijë e 204 votues.
Për krahasim, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave nga rreth 93 për qind e vendvotimeve, deri në orën 11:00 kishin votuar 8.58 për qind apo 169 mijë e 650 votues nga 1 milion e 970 mijë e 944 votues.
Ndërkohë, konferenca e tretë e KQZ-së do të mbahet në orën 15:30, ku pritet të prezantohet pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00, si dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë.
