Policia e Gjilanit intensifikon kontrollin në rrugë, mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, gjatë periudhës kohore 14.11.2025 – 20.11.2025, në kuadër të implementimit të planeve operative për siguri në komunikacion, ka shqiptuar gjithsej 1,065 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, janë ndërmarrë edhe këto aktivitete: hetimi i 22 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetimi i 10 aksidenteve të trafikut me persona të lënduar, shqiptimi i masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 41 ngasës.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të vendosin rripin e sigurimit, të kenë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve dhe të mos neglizhojnë sinjalistikën rrugore e semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.

Së bashku mund të ndihmojmë në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!

 

 

Shpërndaj me të tjerët