Policia e Gjilanit mban ligjëratë vetëdijësuese për nxënësit e shkollës “Xhavit Ahneti”
Në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit tek të rinjtë, zyrtarë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, kanë zhvilluar një ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e shkollës së mesme “Xhavit Ahmeti”.
Gjatë ligjëratës u trajtuan tema si pasojat nga përdorimi i substancave narkotike, bullizmi dhe dhuna psikologjike e fizike, si dhe përdorimi i papërshtatshëm i internetit.
U theksua rëndësia e bashkëpunimit mes policisë, stafit arsimor dhe nxënësve në identifikimin dhe parandalimin e dukurive negative, për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.
Ky aktivitet është pjesë e inisiativave të vazhdueshme të Policisë së Kosovës në parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë dhe forcimin e partneritetit me komunitetin shkollor.

