Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, gjatë periudhës 29 gusht – 4 shtator 2025, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar gjithsej 1587 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.
Po ashtu, janë regjistruar dhe hetuar: 7 aksidente trafiku me dëme materiale,23 aksidente me persona të lënduar.
Në kuadër të masave shtesë, policia ka ndërmarrë këto veprime: Shqiptimi i masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 21 ngasës, Tërheqja nga qarkullimi e 10 motoçikletave, në kuadër të planit operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”, Shqiptimi i 34 gjobave për xhama me folie të vendosur jashtë rregullave ligjore, Shpërndarja përmes postës e 16 gjobave për kundërvajtje në trafik.
Policia rajonale e Gjilanit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë dispozitat ligjore dhe rregullat e qarkullimit rrugor.
“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët,” thuhet në apel.