Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Trafikut dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës 18 – 24 korrik 2025 ka shqiptuar 1,949 gjoba trafiku në kuadër të zbatimit të planeve operative për siguri rrugore.
Aktivitetet javore përfshijnë edhe: hetimin e 23 aksidenteve me dëme materiale, hetimin e 22 aksidenteve me të lënduar, ndalimin e 12 shoferëve për drejtim të mjetit
Ndërkohë, është vënë në zbatim edhe plani operativ “Patrullimi me dron”, me qëllim të mbikëqyrjes ajrore në hyrje-daljet e qytetit, rrugët kryesore dhe zonat e frekuentuara. Fokus i veçantë i këtij patrullimi janë tejkalimet e rrezikshme, tejkalimi i shpejtësisë dhe shkelje të tjera që rrezikojnë sigurinë në trafik.
Policia e Gjilanit njofton se do të vazhdojë me këto masa edhe në të ardhmen, duke u bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.