Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, gjatë periudhës 26 shtator – 2 tetor 2025, ka shqiptuar gjithsej 1,430 gjoba ndaj ngasësve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit.
Në kuadër të planeve operative për siguri në trafik, janë ndërmarrë edhe këto veprime: hetimi i 16 aksidenteve me dëme materiale, hetimi i 12 aksidenteve me të lënduar, shqiptimi i masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 26 ngasës.
Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke pasur parasysh kushtet atmosferike me lagështi dhe rrëshqitje të mundshme të rrugëve.
Rekomandimet kryesore për siguri janë: përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe motit, mbajtja e distancës së mjaftueshme mes automjeteve, përdorimi i dritave gjatë ditës dhe natës, shmangia e përdorimit të telefonit apo veprimeve që shpërqendrojnë vëmendjen gjatë ngasjes.
Policia thekson se masat do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.