Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka nisur sot, më 24.12.2025, aktivitete festive në kuadër të projektit “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”, në bashkëpunim me Sindikatën Rajonale të Policisë dhe Këshillin Lokal për Siguri Publike “Abdullah Presheva”.
Në kuadër të këtij projekti, janë duke u shpërndarë dhurata për fëmijë në pika kontrolli, strehimore, repartin e pediatrisë në Gjilan, për fëmijë me nevoja të veçanta, përfshirë HANDIKOS, si dhe për fëmijë nga komunitete të ndryshme dhe fëmijë me Sindromën Down.
Përmes këtyre aktiviteteve, Policia e Kosovës synon të forcojë bashkëpunimin me komunitetin dhe të ndajë momente festive me fëmijët.

