Policia e Kosovës në Gjilan gjatë periudhës 13–21 gusht ka zhvilluar aksione operative e hetimore, ku ka ndaluar persona të dyshuar dhe ka konfiskuar:4 pistoleta me 29 fishekë, 8 raste me narkotikë, 2 thika dhe 1 shufër metalike.
Policia thekson se veprimet janë pjesë e angazhimit për sigurinë publike dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt.