Portieri i Dritës, Faton Maloku, pjesë e listës së pritjes të Kosovës

 

Portieri i Dritës dhe njëherësh më i miri i edicionit të kaluar në Albi Mall Superligën e Kosovës, Faton Maloku, është përfshirë në listën e zgjeruar të Kosovës për dy ndeshjet e muajit shtator.

Përzgjedhësi Franco Foda ka bërë publike listën e zgjeruar të të ftuarve për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, ndërsa gardiani bardhekaltër është lënë në pritje. Para Malokut, Foda ka ftuar portierët Arijanet Muriqi, Amir Saipi dhe Visar Bekaj.

Dardanët do të zhvillojnë dy ndeshje të para në Grupin B, përballë Zvicrës dhe Suedisë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët